Shefi i Zyrës Serbe për Kosovën i replikon në Twitter ministrit Hajrulla Çeku për objektet fetare

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ai i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka treguar se gjatë vitit 2020 sipas Policisë së Kosovës në objektet fetare kanë ndodhur 57 incidente, ku vetëm tetë prej tyre në kisha ortodokse dhe 45 nëpër objekte fetare islame, ndërsa asnjë nga 57 incidentet nuk janë klasifikuar si të motivuara në baza fetare.

“Të dhënat e Policisë së Kosovës: nga 57 incidente në objektet fetare gjatë vitit 2020, vetëm tetë kanë ndodhur në kisha ortodokse dhe 45 nëpër objekte fetare islame. Shumica e rasteve ishin vjedhje, ndërsa asnjë nga 57 incidentet nuk janë klasifikuar si të motivuara fetarisht. Ne mbrojmë trashëgiminë tonë”, ka shkruar Çeku në Twitter.

Por, postimi i ministrit Çeku ka pasur një replikë nga Shefi i Zyrës Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, duke thënë se që nga vitit 199 më tepër se 135 kisha dehe manastire të Kishës Ortodokse Serbe janë shkatërruar në Kosovë dhe se Serbia ka rinovuar më tepër se 45 tempujt, kurse shumë kisha sipas tij vazhdojnë të jenë të rrënuara pasi që Prishtina nuk lejon rikonstruktimin e tyre.

“Që nga viti 1999, më tepër se 135 kisha dhe manastire të Kishës Ortodokse Serbe janë shkatërruar në K&M. Serbia ka rinovuar më tepër se 45 tempuj. Shumë kisha janë ende të rrënuara, pasi Prishtina nuk lejon rikonstruktimin e tyre. Ata që u kanë vënë flakën atyre, nuk mund të ruajnë trashëgiminë kulturore të Serbisë”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme