Shefja e Zyrës së BE-së në Qeveri, takohet me Kurtin

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:02 | Nga Albanë Hajdari

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Pas takimit do të ketë konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti edhe në ditën e dytë si shef i ekzekutivit ka planifikuar agjendë të ngjeshur.

Ai gjatë ditës do të ketë disa takime me ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Kjo është agjenda e plotë e tij:

  1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)

KOHA: 11:30

  1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë (Vetëm pamje)

KOHA: 13:00

  1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova.

Pas takimit do të ketë konferencë për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 14:00

  1. Kryeministri Albin Kurti pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 15:15

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme