Sheholli: Me leje të Radojçiqit, dy deputetë votuan për ta bërë presidente Vjosa Osmanin

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Sheholli, drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka bërë të ditur se me leje e nënkryetarit të Listës Serbe, presidentja Vjosa Osmani ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për këtë post.

Sheholli në “Politiko” në Kanal 10 tha se dy deputetët vendimtarë të asaj ditë në Kuvend, ishin Deputeti Hoxha dhe Fadil Gashi.

“Dy deputetët të Listës Serbe me leje të Milan Radojçiqit janë shku kanë votuar për ta bërë Osmanin presidente. Ja ka bërë Lista Serbe publike para tri ditëve. Deputeti Hoxha dhe Fadil Gashi”, tha Sheholli.

Të ngjashme