Sheholli me propozime për votat e minoriteteve: Fletëvotime me ngjyra ose tri ditë votime për komunitetet

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se ekzistojë dy rrugë për të evituar në të ardhmen manipulimin e komuniteteve tjera nga Lista Serbe.

“Secili komunitet të votojë me fletëvotime me ngjyra të ndryshme ose duhet që të ketë votime tri ditë, pra secili komunitet në një ditë të vetme në mënyrë që të mos ndodh një devijim i tillë i rezultatit edhe në të ardhmen”, deklaroi në “Debat Plus” Fatmir Sheholli.

Ai thotë se nëse këto dy rekomandime nuk merren parasysh dhe PZAP apo Gjykata Kushtetuese nuk veprojnë për këto zgjedhje do të del me një propozim interesant.

“Ne si institut do të dalim me emrat e 100 serbëve që e njohin Pavarësinë e Kosovës dhe do të bëjmë thirrje nga subjektet shqiptare që të votojnë këta persona në mënyrë që të kemi 7 apo 8 deputetë tjerë në Kuvendin e Kosovës”, tha ndër të tjera Fatmir Sheholli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme