Shënohet “Epopeja e Dukagjinit” – Ish-luftëtarët e UÇK-së: 24 Marsi data kur u bë krenar kombi shqiptar

Gllogjan | 24 Mar 2022 | 13:42 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Personalitete të shumta nga skena politike por edhe të fushave të tjera kanë bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial në Gllogjan me rastin e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe fillimin e bombardimeve të NATO-së në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

24-vjetori i betejës së Gllogjanit, e njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit”, njihet si fillimi i luftës frontale ndërmjet forcave të UÇK-së dhe atyre serbe në Zonën Operative të Dukagjinit.

Të pranishëm në shënimin e kësaj date ishin përfaqësues të partive politike, ish-luftëtarë të UÇK-së e familjarë të dëshmorëve.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se 24 Marsi është data kur është bërë krenar gjithë kombi.

“Në këtë qytet e këto vendbanime rilindi jeta mbi gërmadha por me kënaqësinë më të madhe për vendin. Deri në këtë kohë po mburreshim me përpjekjet tona për liri e që veniteshin e po përfundonin me arrestime, burgosje e vrasje. Lavdia në këtë kohë e mori rrugën e vet.

Jasharajt në Prkaz e Haradinajt në Gllogjan. Dukush po bënte organizimi e UÇK-së më në fund një dite dielli e shprese në skëterrën që mbizotëronte në atë kohë.

Ka shumë data në histori që ne nderojmë lavdinë e cila e ka çmimin e gjakut. Por me 24 mars të vitit 1998 për herë të parë do e nderojmë krenarinë e gjenit ton, sepse atë ditë fituam fitoren ndaj pushtuesit.

Lavdi kësaj dite lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Ramosaj.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Ajo tha se Gllogjani i kullave të Dukagjinit i ka qëndruar besnik jo vetëm armëve por idesë për liri dhe pavarësi.

“E dashur nëna Rukë, i dashur baca Rifat, i dashuri vëlla Bashkim Ramosaj sot jam e nderuar të jem para jush. Gllogjani i kullave të Dukagjinit i ka qëndruar besnik jo vetëm armëve por idesë për liri dhe pavarësi. Ky vend nuk na ka harruar në kohë krizash dhe prapë i është bashkangjitur thirrjeve tona për liri. Kam ardhur këtu para jush me përuljen më të madhe për veprën e shumë motrave dhe vëllezërve tanë bashkëluftëtarëve që luftuan edhe për Luginën e Preshevës. Neve fakt na ndajnë kufijtë por me vatra jemi një. Preshevarët do jenë përherë me ju pasi jemi një, një komb. shqiptarët nuk e zgjedhin luftën lehtë dhe nuk sulmojnë, por duan drejtësi dhe i mundon padrejtësia”, tha Sinani.

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Agim Çeku, tha se është marsi i dytë që shënohet pa qenë prezent bashkëluftëtaret e tyre që gjinden në Hagë.

“Unë e kam pas nderin e rrallë që shumë herë ne këtë ditë t’i drejtohem qytetarëve dhe sa herë kam dal nga kjo skenë e kam ditë që nuk i kam thënë të gjitha. Historia jonë e re është e mbushur plot me ngjarje dhe data të rëndësishme. Rrallë histori ndodh që 3 ngjarje të lavdishme të ndodhin në mars. Më duhet të them se është ky marsi i dytë që po i shënojmë këto ngjarje të lavdishme dhe nuk janë prezent bashkëluftëtaret tanë që padrejtësisht janë në Hagë”, tha ai.

Ish-komandanti i kësaj zone, Daut Haradinaj, foli për ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. Shpreson që marsi i ardhshëm t’i gjejë edhe ata në Kosovë.  

“Marsi shënon Epopenë e Jasharajve dhe shembullin si duhet atdheu. Marsi që shënojmë sot na mungojnë bashkëluftëtaret tanë dhe besoj që në marsin e ardhshëm të jenë prezent”, tha Haradinaj.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifati.

“Sot jemi mbledhur këtu falë Zotit, NATO-s dhe ShBA-së, që t’i kujtojmë bijtë dhe bijat më të mira të popullit shqiptar. E përshëndes edhe Atashehun Amerikan që është prezent këtu. Lavdi gjitha atyre bijve e bijave që ja kthyen pushkën serbit, Luanit, Shkëlzenit dhe gjithë të tjerëve”, tha Rifat Jashari.

Të ngjashme