Shërbimi diplomatik në prag të politizimit total

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Pushteti ka mësyrë t’i japë vulën e fundit politizimit të shërbimit të jashtëm. Nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore që është duke i bërë ka për synim që t’i kthejë në diplomatë të karrierës të gjithë ambasadorët e emëruar sipas çelësit politik.

Në një korrespodencë të brendshme, që e ka siguruar “Koha Ditore”, shumë ambasadorë e zyrtarë profesionalë kanë shprehur kundërshtimin me këtë politikë. Ata kanë alarmuar se pushteti është afër qëllimit që këtë dispozitë ta “kontrabandojë” në draftin që do të përmbajë ndryshimet e Ligjit për shërbimin e jashtëm, ndonëse në një grup punues ishte vendosur e kundërta. Drafti do të vihet në konsultim publik brenda pak javësh.

Përmbajtja e nenit 85 është ajo që ka nxitur reagime tek kori diplomatik. Në Projektligj, ai është vënë tek kapitulli që përmban dispozitat kalimtare. Me këtë nen parashihet mundësia e kalimit në sistemin e diplomatëve të karrierës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme