Shërbimi i BE-së përmend edhe Sali Berishën dhe mediat në Kosovë si shembuj të dezinformimit

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 07:14 | Nga Ekonomia Online

Në kohën kur qytetarët në tërë botën janë të shqetësuar për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit Corona, ata janë edhe cak i fushatave që kanë për qëllim dezinformimin e tyre. Për këtë janë duke tërhequr vërejtjen edhe ekspertët, pasi në raste të tilla dezinformimi është edhe i rrezikshëm.

Në një analizë të brendshme të Grupit punues për detektimin e dezinformatave në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) tërhiqet vërejtja se mediat pro-Kremlinit qëndrojnë prapa fushatës dezinformuese edhe rreth virusit Corona, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, përmendin edhe disa raste në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe akuzat e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, se “Qeveria ka mbajtur sekret virusin,” si shembuj të përhapjes së lajmeve të pavërteta me qëllim të dezinformimit dhe përhapjes së mosbesimit ndaj autoriteteve.

Ky shërbim i BE-së në analizën e vet përmend sidomos mediat pro-qeveritare nga Rusia, si “Russia Today”, si përhapëse të lajmeve të paverifikuara. Kanali i këtij televizionit rus në gjuhën spanjolle thuhet të jetë ndër 12 burimet më të mëdha të informimit në botë rreth lajmeve për virusin Corona, duke lënë prapa edhe shumë media dhe agjenci me renome perëndimore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme