Sherifi: As pozita, as opozita nuk i ka numrat për vendime të mëdha

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 11:31 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit parlamentar të Nismës Social Demokrate, Billall Sherifi, në hollin e Kuvendit tha se as mazhoranca, as opozita nuk mund të arrijë çështje të mëdha pa u bërë bashkë, raporton Ekonomia Online.

“Ne pritëm që opozita të bëjë numrat e saj. Këto 3 ditë seancë shpërfaqën një realitet që për vendime të mëdha as mazhoranca dhe as opozita nuk mund të arrijë çështje të mëdha, pra duhet të bëhen bashkë për këtë qëllim. Ne kemi dashur ta dëshmojmë këtë gjë”.

Sipas tij, opozita nuk mund ta shpëtojë vendin duke kërkuar vota nga mazhoranca, raporton EO.

“Opozita fton seancë të shpëtojë vendin nga mazhoranca dhe kërkon votën e mazhorancës. Kjo është pak absurde, kështu nuk shpëtohet vendi. Ky është mesazhi që kemi dashur të nxjerrim”.

Të ngjashme