Sherifi: Deshëm të sigurohemi se do t’i fitojmë zgjedhjet

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 01:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën e ka vlerësuar si mëse të arsyeshëm koalicionin me PDK-në, meqë Qeveria do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Të pyetur nëse ky koalicion u bë nga frika e humbjes së zgjedhjeve, Sherifi tha se kjo është bërë për t’u siguruar se do t’i fitojmë zgjedhjet.

“Nuk u jemi frikësuar humbjes së zgjedhjeve, por kemi dashur siguri se do t’i fitojmë zgjedhjet. Drama që zhvillohet pas zgjedhjeve, thjesht është duke ndodhur para zgjedhjeve. Tani po e bëjmë para zgjedhjeve dhe thjesht jemi transparentë. Votuesve nuk po i shkojmë me diçka tjetër, me idenë për të ndodhur pas zgjedhjeve diçka tjetër”, ka thënë Sherifi.

Sa i përket kryetarit të Kuvendit, Sherifi tha se nuk e kanë diskutuar, por beson se ajo duhet t’i takojë partisë më të madhe të përfshirë në këtë koalicion.

Nisma: Haradinaj tashmë është kryeministër, jo veç kandidat

Megjithëse kanë vendosur të garojnë në një listë së përbashkët, PDK, AAK dhe Nisma kanë mbajtur konferenca të ndara për shtyp, pas arritjes së marrëveshjes.

Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, u shpreh se Haradinaj tashmë mund të quhet kryeministër i vendit.

“Nisma që nga fillimi i koalicionit me AAK-në ka mbështetur Haradinajn për kryeministër. Pas disa zhvillimeve të mbrëmjes, Nisma ka vendosur të mbështesë Haradinajn. Nisma vazhdon të jetë aty ku ka qenë në mbështetje të Haradinajt”, ka thënë Sherifi, në konferencën e jashtëzakonshme për medie, të mbajtur pas orës 1 të natës.

I pyetur nga gazetarët, Sherifi ka thënë se ky bashkëpunim nuk ishte menduar në kohën kur ishte nisur mocioni.

“Pasi është arritur koalicioni LDK-AKR, Haradinaj ka marrë ofertë për Kryeministër nga PDK”, ka thënë Sherifi.

“Mund të them se kur është nisur mocioni nuk ishte ky qëllim”, ka thënë ai pas akuzave të shumta se Nisma kishte bashkëpunuar me PDK-në që të rrëzonte qeverinë Mustafa.

Sipas marrëveshjes, Haradinaj kandidon për kryeministër, ndërsa lideri i PDK-së, Kadri Veseli, është prijës i listës.

Kurse, Nisma do të ketë një zëvendëskryeministër, natyrisht nëse ky koalicion do të qeveris vendin.

Lexo më shumë:

Të ngjashme