Sherifi dhe Haxhiu lëshojnë sallën, Haliti s’i lë të flasë: Rri ti qaty, bërtit sa duash, unë jam kryetar

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 16:55 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, nënkryetari Xhavit Haliti, ka pasur përplasje me deputetët Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate dhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Nga këto përplasje deputetët Sherifi dhe Haxhiu, e kanë lëshuar seancën.

Pas diskutimeve për Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, deputeti Bilall Sherifi ka kërkuar fjalën por që nuk e ka lejuar të flasë Haliti.

Haliti ka thënë se nuk mundet për shkak se nuk ka të drejtë replike.

“A ta ka përmend dikush emrin, s’ta ka përmend”, iu drejtua Haliti – Sherifit.

“Rri edhe ti qaty”, i përgjigjet Albulena Haxhiut.

Ndërsa, kur ministri Dardan Gashi po merrte fjalën, Sherifi iu afrua në faltore për ta marrë fjalën.

“Kadal“, i thotë Sherifi Gashit.

“Ka të drejtë replike. Merre rregulloren këqyre”, iu drejtua Sherifi Halitit.

Më pas debati vazhdojë me deputeten Albulena Haxhiu.

“Bërtit sa të duash. Unë jam kryetar, qitësh unë jam kryetar”, tha Haliti si kundërpërgjigje ndaj Haxhiut.

Të ngjashme