Sherifi dhe Pacolli përplasen për arsimin

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 17:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për arsimin, ka rinisur me përplasjen e deputetit të Nismës, Bilall Sherifit dhe Fitore Pacollit të VV-së, raporton EkonomiaOnline.

Sherifi gjatë diskutimit me Pacollin ka thënë se duhet të diskutojnë për problemet reale në arsim e jo për dështimet e viteve të kaluara.

“Atë që nuk ta pranon populli nuk duhet me ta bë Nisma. A jemi këtu për të debatuar për të gjitha dështimet apo për të matë punën e ministrisë këto dy vite. Ta dimë për çka jemi këtu, a e keni thirr seancën për dështimet për tërë këto vjet apo për të marrë ministrin.  Këto goditjet nuk i kam dëshirë se dimë t’i bëjmë edhe ne por nuk i bëjmë. Kjo qrveri e ka bë një plan për arsim dhe deputetët duhet të flasin se a e knë marrë këtë plan të qeverisë sa është zbatua”, tha ai.

Ndërsa deputetja e VV-së Fitore Pacolli, e akuzoi Sherifin se partia të cilës ai i përket e ka degraduar arsimin dhe se nuk është e aftë të bëjë reformat e duhura.

“Reformë është ty me ta nderrua mendësinë se ju nuk e keni idenë e reformës kurrikulare dhe doktrinën për arism parauniversitar. Reformë është që në këtë kuvend të mos kemi më deputetë si ju të cilët nuk e dinë rëndësinë e edukimit parashkollorë.

Deputetes Pacollit i është ndalur mikrofoni pasi sipas kryesuesit të seancës Kujtim Shala, ajo ka përdorur gjuhë jo të përshtatshme gjatë diskutimeve me deputetin Bilall Sherifi.

“Deputetë ju lutem respektoni normat e komunikimit në kuvend. Regjia ndalini mikrofonat”, tha Shala

Të ngjashme