Sherifi konfirmon se Nisma do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 14:31 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupi Parlamentar, të Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, tha se kjo parti do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, ku do të kërkohet që t’i ndalohet presidentit Hashim Thaçi që të bisedojë me Serbinë për shkëmbimin e territoreve.

Sherifi në hollin e Kuvendit, para gazetarëve, para fillimit të seancës së thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për votimin e delegacionit qeveritar për dialog me Beogradin, nuk sqaroi nëse kjo parti do të jap votën pro rezolutës, raporton Ekonomia Online.

“Nisma ka marr vendim të merr pjesë në seancën e opozitës. Sido që të përfundoj kjo seancë nisma do të marr pjesë.  Do të përfshihemi në debat dhe mos të prishim kureshtjen se çfarë do të debatojmë atje”.

“Se si do të votohet është çështje që do të ketë rol se si do të zhvillohet debati. Çështja e koalicionit dhe negociatave me Serbinë duhet ti shohim veç e veç. Nuk dua të paragjykoj a do të dështoj apo jo seanca. Sa i përket polemikave mes partive politike nuk më takon mua t’i komentoj ata për gjykimet që kanë për njëri tjetrin”.

Të ngjashme