Sherifi: Mos u takoni me Kurtin në zyrë sepse ua ndërron fjalët

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se grupet shoqërore që takohen me kryeministrin Kurti s’duhet t’i shkojnë në zyrë.

Sherifi ka thënë se takimet me Kurtin duhet t’i bëjnë të hapura dhe para kamerave televizive.

“Një këshillë për të gjithë përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të shoqërisë, sindikatat, partitë politike, OJQ-të etj: Takimet me Albin Kurtin duhet t’i bëni të hapura, jo të mbyllura dhe assesi në zyrat e tij, por para kamerave televizive, sepse Albin Kurti ua ndërron fjalët, ua shton fjalët, ua nxjerr nga konteksti në të cilin i keni thënë dhe i vendos në një kontekst tjetër, me qëllim që në sy të publikut ai të shihet si “i miri”, ndërsa të gjithë të tjerët si “të këqij”! E neveritshme!”, ka shkruar Sherifi.

Sherifi ka marrë shkas nga një deklaratë e sotme e Kurtit rreth takimit me këshillin grevist ku kryeministri deklaroi se BSPK i kanë kërkuar t’i ndihmojë si vëlla.

Të ngjashme