Sherifi: Nëse krerët e shtetit nuk e din çka ndodhë në Kosovë, janë në vendin e gabuar

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 11:25 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Billall Sherifi, nga Grupi Parlamentar Nisma tha se nëse krerët e shtetit nuk dinë pse ka ndodh një gjë e tillë në vendin e tyre, ata janë në vendin e gabuar.

Ai u shpreh se të gjithë deputetët e dinë se kush e ka bërë këtë gjë.

“Nëse do të kishte thënë dikush të numëroj tri gjërat që kur nuk do ndodhnin; do kisha thënë se strehuarit e djeshëm të ikin nga një sistem totalitar. Kur në krye të shtetit janë 3 personalitet që kanë pas fatin jo vetëm të strehohen por të veprojnë në të mirën në çështjen kombëtare. Nuk di a jeni ende të vetëdijshëm se çka dje ka ndodh në vend, a jeni mjaftueshëm të vetëdijshëm, nuk me bënë përshtypje a e kanë dit apo jo, nëse nuk e dinë se çka ndodhë në vendin e tyre, janë në vendin e gabuar”.

“Jemi në një situatë që e dimë që dikush e din kush e ka bërë, dhe të gjithë ne dimë se dikush e ka bërë. Dikush në një qosh të kuvendit, qeverisë e ka bërë duke thënë bëje këtë e kanë bërë për interesa nacionale. Po presim nga kokat turke të na tregojnë se si ka ndodh kjo, është e papranueshme për një shtet që synon integritetin territorial. 6 njerëz janë dorëzuar si në kohën e fashizmit qe i dorëzoheshin njerëzit ilir”, tha ai.

Të ngjashme