Sherifi prezanton para deputetëve rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 15:02 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentarë të Nismës, Bilall Sherifi, si propozues i rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish regjimit shtetëror në Kosovë, paraqiti para deputetëve këtë propozim-rezolutë, raporton Ekonomia Online.

“Rezoluta është hapi i parë i rrethimit të shkruar të të gjithë neve se si quhet i tërë ai krim që ka ndodhë në Kosovë, të cilin e kanë kryer forcat e aparatit represiv serb në Kosovë. Përderisa për 20 vite kemi pasë tendencë të ndërrohen rolet, është Serbia, aparati shtetëror i Serbisë me mënyrën si është trajtuar lufta në Kosovë kanë filluar të ndërrohen rolet thuajse UÇK dhe Kosova ka bërë krime në Kosovë. Përderisa për 20 vite krimet e pretenduara janë trajtuar nga katër nivele, në Serbi thanë se ajo do ti gjykojë vetë. Për 20 vite në vend që të dënohen krimet Serbia i mohoi. Përmes mohimit ajo synon mosndëshkimin”, ka thënë Sherifi.

Ai tha se është koha e fundit që Kuvendi përmes deputetëve, populli përmes deputetëve të ketë një rrëfim të përbashkët.

“Të gjithë ata që mendojnë se kriminelët po vdesin prandaj qenka vonë po iu them se kriminelët që janë gjallë do përpiqemi t’i vëmë para drejtësisë. Krimet që kryhen gjatë luftës nuk vjetërsohen kurrë dhe shteti do të jetë në krye, ne do jemi këtu për të vënë drejtësinë”, tha Sherifi.

Të ngjashme