Sherifi: S’e ndryshojmë qëndrimin për demarkacionin pse jemi në Qeveri

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 12:10 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka konfirmuar se ky subjekt politik vazhdon të jetë kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe nuk do ta votojë kur të vijë në Kuvendin e Kosovës.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Sherifi tha se janë partnerët e koalicionit nga PDK-ja, të cilët e kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit në kohën sa ish-lideri i tyre, Hashim Thaçi, ishte ministër i Jashtëm.

“Ata e kanë nënshkruar dhe nëse ata nuk e përkrahin marrëveshjen atëherë do të ishte mrekulli, por mrekullitë nuk ndodhin në këtë vend”, ka thënë ai.

Sipas Sherifit, Nisma ka hyrë në koalicion me subjektet e tjera me dallime, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi qenë kundër dhe tani nga prizmi i qeverisjes do të ishte hipokrizi të jemi për.
Ne vazhdojmë të mendojmë se versioni aktual është i papranueshëm dhe si i tillë duhet të diskutohet në Kuvend”, tha Sherifi.

“Ne me dallime kemi hyrë në koalicion dhe me dallime e kemi bërë fushatën. Ne nuk mund të kemi një qëndrim unik, kur nuk kemi pasur para se të hyjmë në qeveri”, u shpreh zyrtari i partisë së Fatmir Limajt.

Sipas Sherifit, shumica e deputetëve të cilët kanë marrë votë gjatë këtyre zgjedhjeve kanë qenë kundër demarkacionit dhe vazhdojnë të jenë kundër. “Dhe ky nuk është fundi i botës”.

Të ngjashme