Sherifi: Si duket sot përfundoi “muaji i mjaltit” i Kurtit me Borrellin

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka komentuar kritikat e Josep Borrell për mos pranimin e propozimit për çështjen e targave nga ana e Albin Kurtit.

Sherifi në Facebook ka shkruar se si duket sot paska përfunduar “muaji i mjaltit” i Albin Kurtit me Josep Borrellin!

Postimi i plotë i tij:

Si duket sot paska përfunduar “muaji i mjaltit” i Albin Kurtit me Josep Borrellin!

Nuk ka kaluar shumë kohë kur Kurti refuzonte përfaqësuesit e SHBA-së duke thënë se Kosova është Europë e jo Meksikë. E kërkonte Borrellin me çdo kusht!

Veç Kurti ka mund të besojë që një politikan që vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës do të angazhohet që Sërbia të respektojë sovranitetin e Kosovës. Mirë që më në fund edhe Kurti e ka kuptuar realitetin por keq që derisa e kuptoi Kosovës ia humbi dy vite!

Të ngjashme