Shfaqen incidentet e para në mes serbëve, shkak “Billboardet”

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 09:44 | Nga

Zyrtar të listës serbe dhe kandidat për deputet nga kjo listë mbrëmë posa kishe kaluar ora 12 pas mesnate kishin filluar fushatën. Ata sipas Sllobodan Petroviqin kishin uzurpuar tri vendet për vendosjen e Billboardeve në Graqanicë.

“Policia ka dalur në vend ngjarje, edhe prokurori po ashtu, ai ka urdhëruar që asnjë billboard të mos vendoset derisa sa kjo çështje të zgjidhet”, thotë Petroviq për Telenws.al.

Sipas tij, incidenti kishte ndodhur nga ora 00 deri në ora 03 të natës së mbrëmshme.

“Aty ishte kryetari i komunës, Vladeta Kostiq, zëvendës kryeministri Branimir Stojanoviq, kryetari i komunës paralele të Prishtinës, Lubinko Kragjiq, kandidati për deputet nga lista serbe, Srxhan Popoviq dhe përkrahës të tyre”, thotë Petroviq.

Petroviq shton se tani ai ndodhet në KQZ dhe kërkesa e tij është  “ose këto vende të ndahen përgjysmë, ose asnjë parti të mos vendosë reklama partiake”.

Kryetari Kostiq nuk ka dashur të komentojë këtë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme