Shkarkimi i Bajram Hasanit me kërkesë të Nismës, konfirmon zëdhënësja

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 16:37 | Nga

Bajram Hasani është shkarkuar nga detyra e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, me kërkesë të partisë së tij, Nisma për Kosovën.

Kështu ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Ajo tha se ka ardhur një kërkesë nga partia e tij, Nisma Socialdemokrate, që të lirohet nga detyra ministri Bajram Hasani. “Dhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka miratuar”.

Kryeministri Haradinaj e falënderon Hasanin për punën e bërë deri më tani në krye të MTI-së, ka shtuar Gashi.

Hasani ishte emëruar në krye të MTI-së kësaj ministrie para më pak se një viti (9 shtator 2017).

Me marrëveshjen për bashkëqeverisje (PDK-AAK-Nisma-AKR), partisë së Fatmir Limajt i takojnë tri ministri.

Kandidatë për ta zëvendësuar Hasanin në krye të MTI-së po përmenden ish-këshilltari dhe njeriu më i afërt i Limajt, Endrit Shala, ose Valdete Bajrami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme