Shkarkohet bordi i AKP-së

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 17:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës së Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020. Ndërsa është votuar pro shkarkimit të bordit të kësaj agjencie, raporton Ekonomia Online

Për miratimin e raportit vjetor të AKP-së votuan vetëm tre deputetë, teksa kundër ishin 64 deputetë.

Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie.

65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, qeveria tani duhet që të sjell emrat e rinj të bordit të AKP-së.

Kundër shkarkimit të bordit të kësaj agjencie ishin partitë opozitare, LDK, AAK dhe PDK.

Të ngjashme