Shkarkohet drejtori i Aviacionit Civil, Eset Berisha

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 22:52 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Aviacionit Civil, Eset Berisha, në mbledhjen që është duke u mbajtur në distancë.

Berisha u shkarkua me propozim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas arsyetimit të marrë nga Zyra e Kryeministrit.

Ish-këshilltari politik i Pal Lekajt ishte personi që nënshkroi marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, në Berlin.

Të ngjashme