Shkarkohet ministri Bejtush Gashi me kërkesë të AKR-së

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi është shkarkuar nga kjo pozitë, me kërkesë të partisë që i përket, AKR-së.

Sekretari Organizativ i kësaj partie, Rrahim Pacolli, ka konfirmuar për KTV-në këtë vendim.

“Ne si AKR kemi bërë kërkesë për shkarkimin e ministrit, tash varet nëse e miraton këtë qeveria”, ka thënë Pacolli, por pa dhënë arsyet e shkarkimit të tij.

LEXO EDHE: Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj

Bejtush Gashi bëhet ministri i tretë i shkarkuar nga radhët e AKR-së. Në këtë koalicion qeverisës, ishte shkarkuar edhe ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme