Shkëlzen Gashi krahason 13 postimet e fundit të Kurtit dhe Ramës në Facebook, njëri urime tjetri punë të kryera

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi ka bërë një krahasim interesant mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, duke ia numëruar punët e kryera nën qeverisjen e tyre të cilat shefat e dy qeverive i publikojnë në Facebook.

Gashi ka shpërndarë shtatë postimet e fundit të kryeministrit Rama dhe gjashtë të Kurtit, e që le të nënkuptohet se dallimi rreth punëve të kryera nën qeverisjen e tyre në dy shtetet shqiptare janë të mëdha.

I pari ka postuar për punë të kryera, i dyti urime, përkujtime e “diskutime”.

Postimi i plotë:

Edi Rama dhe Albin Kurti

Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Rama në FB:

  1. Rruga e Memiasit në Berat
  2. Pesë tunele në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimi te Zona e Astirit
  3. Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
  4. Përfundimi i rrugës së Vlorës
  5. Përfundimi i Spitalit Infektiv në Tiranë
  6. 150 shtëpi të reja për familjet e prekura nga tërmeti, e për pak ditë edhe 49 të tjera
  7. Përfundimi i Kantierit DRSHTRR Korçë

Shtatë postimet e fundit të Kryeministrit Kurti në FB:

  1. Përkujtimi i 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë
  2. Urimi për festën e Kurban Bajramit
  3. Diskutimi në tryezën: Evropa juglindore – A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?
  4. Urimi për 4 korrik 1861 (Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës)
  5. Kryeministri fotografohet me vëllezërit Beqiraj në Sopijë derisa ata korrin 15 hektarë grurë
  6. Urimi për 2 korrik 1990 (Deklarata Kushtetuese për Republikën e Kosovës)

Të ngjashme