Shkodra:Askush nuk mund ta dëmtojë Kosovën, që populli e ka ndërtuar me mund për 30 vjet

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i PDK-së Kushtrim Shkodra, ka thënë se asnjë parti politike nuk mund ta dëmtojë Kosovën që populli i Kosovës ka ndërtuar me shumë mund për 30 vjet.

Me këtë rast ai foli për Rugovën, duke e qujatur njeri  të durimit  dhe lider vizionar që përcolli porositë e popullit të Kosovës deri në Shtëpinë e Bardhë.

Asnjë parti politike, asnjë udhëheqës politik nuk ka mandat të dëmtojë aleancën politike që populli i Kosovës ka ndërtuar me shumë mund për 30 vjet. Rugova ishte njeri i durimit dhe pajtimit, lider vizionar dhe diplomat që përcolli porositë e popullit të Kosovës deri në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë UÇK-ja në historinë moderne botërore tashmë veçse vlerësohet si ndër formacionet më të suksesshme politiko-ushtarake. Bashkë me kontributin e Presidentit Rugova, vizioni ushtarak dhe politik i UÇK-së krijoi parakushtet për ndërhyrjen e SHBA dhe aleancës më të fuqishme ushtarake në interes të vendit tonë.

Thaçi, i sprovuar jo vetëm si ushtar lirie dhe lider politik i UÇK-së dikur, por edhe si Kryeministër, Kryediplomat i Kosovës, dhe si President shteti, vazhdimisht ka dëshmuar kapacitete udhëheqëse në forcimin e aleancave. Edhe Rugova, edhe Thaçi kanë dëshmuar përmes shembullit se arroganca dhe ego janë vdekjeprurëse në politikë dhe kanë treguar me vepra se si duhet të dilet përtej megalomanisë.

E Albin Kurti duket të jetë nxënësi më i dobët i historisë tonë sepse ai asnjëherë nuk diti të menaxhojë egoizmin e tij të papërmbajtur dhe secilën herë vendosë agjendën e vet mbi atë të shtetit, duke prishur kështu çdo mundësi për unitet kombëtar.

Të ngjashme