Shkreta për masat: Nuk duhet të përdoren gjysmë të vërteta për të manipuluar publikun

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LVV-së Mirsad Shkreta në seancën e jashtëzakonshme tha se inicativat e opozitës për diskutim parlamentar ishin nisma shumë të drejta por nuk janë përmbajtësore,

“Në njërën anë cenohet apo preket shëndeti publik i gjithë popullatës ndërsa në anën tjetër preket edhe ekonomia e qytetarëve. Po ti shohësh si iniciativa janë shumë të drejta dhe me impakt të përgjithshëm, mirëpo në përmbajtje si e para si e dyta janë pa një rol të rëndësishëm duke mos qenë përmbajtjesore as për të dhënë disa rekomandime të cilat janë në funksion të këtij diskutimi”

Shkreta tha se jenë të detyruar të diskutojnë se janë profesionist shëndetësore por që e mahnit zelli i deputetëve për të diskutuar duke pasur edhe mungesë të njohurive bazike.

“U tha që virusi Omicron është një virus më agresiv se virusi delta pa snjë fakt shkencorë.U tha nga disa deputetë kolegë që buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është zvogëluar, është një e pavërtetë”

Shkreta tha se nuk duhet të përdoren gjysmë të vërteta për të manipuluar publikun.

“U diskutua nëse masat kanë qenë të vonshme apo nëse kanë qenë cenim, nëse kanë qenë të vonshëm është tjetër çka. Ne konsiderojmë që situata epidimilogjike është përcaktuese për ti marr masat kshtu që masat kanë qenë konform situatës dhe të njëjtat janë deri me 4 shkurt përderisa të merren masat e reja në varësi nga situata”

Shkreta tha se qeveria ka marrë vendime të drejta sa i përket masave ai shtoi tha se është mirë që të mos manipulohet me opinionin publik.

Të ngjashme