Shkrimi i Thaçit për Trepçën nxit reagime te serbët: Reagon Gjuriç

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar sot për minierën e Trepçës duke i thënë epitetin e merituar “Thesar i Kosovës”, mirëpo kjo e shqetësuar Marko Djuricin, drejtorin e të ashtuqujaturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe i cili ka reaguar menjëherë, shkruan Gazeta Metro.

Djuric i ka reaguar Thaçit duke thënë se Trepça i përket Serbisë dhe është thesar i saj.

“Trepca është një thesar i Serbisë. Serbia ka prova materiale për çdo dinar të investuar në Trepçë. Është fryt nga të gjithë qytetarët e Serbisë dhe puna e palodhur dhe djersa e minatorëve. Ata që e adoptojnë sot e kanë shkatërruar aq shumë sa që kanë mbetur vetëm gjurmët e madhështisë së dikurshme. Serbia do të rikthejë famën e Trepçës”, ka shkruar Djuric në Facebook.

Ndërsa sot, Presidenti Thaçi ka publikuar fotografi nga Trepça dhe e ka quajtur thesar të Kosovës. Derisa ka shkruar edhe se minatorët “Ditën e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës”.

“Trepça, thesar i Kosovës. Ditën e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës . Minatorët , simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën”, ka shkrur Thaçi në Facebook.

Fotografia e Hashim Thaçi
Fotografia e Hashim Thaçi
Fotografia e Hashim Thaçi
Fotografia e Hashim Thaçi

Të ngjashme