Shkrirja e MIE-së në MPJ, jofunksionale dhe me efekte negative

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 11:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ideja e dy partive fituese, Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkrirjen e Ministrisë së Integrimeve në atë të Punëve Jashtme po shihet si jo funksionale dhe me efekte negative.

Në tryezën e organizuar nga “Demokraci+”, fol për efektet dhe pasojat e organizimit të Ministrisë së Integrimit Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme në agjendën për integrime evropiane.

Visar Rushiti nga Demokraci+, tha se duhet të pritet një marrëveshje finale ndërmjet këtyre dy partive për të parë se si e kanë menduar realisht bashkimin e këtyre dy ministrive.

“Ne duhet me pa një marrëveshje finale se cila me cilën ministri do të kombinohen mirëpo i kemi paraprijë që nëse ndodh që Ministria e Integrimeve të jetë me ministrinë e Punëve të Jashtme. Në opinion i kemi pa dy qasje. E para që i ka përkrah në një far forme organizimin e Ministrisë së Integrimeve në MPJ dhe e dyta që Ministria e Integrimeve për shkak që nuk funksione politike është mëndua që të jetë si agjenci ekzekutive që në një far forme e lejon edhe ligji i fundit për funksionimin e administratës shtetërore, të jetë një agjenci ekzekutive pran zyrës së kryeministrit e mbështetur nga një zëvendëskryeministër”, tha ai.

Taulant Kryeziu përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë disa ide se si do duhej vepruar në rastin e shkrirjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

“Mendoj se ka qenë një premtim elektoral që qeveria të jetë e zvogëluar, pra të jetë 12 ministri dhe kjo ka dakordancë me LDK. Pra tash dihet se kjo veçse është e sigurt dhe kur e shohim edhe efektin financiar e shohim edhe një raport të GAP se me 12 ministri ne kursejmë 15 milionë euro. Kosova ka pasur ngecje drejt BE dhe barrën kryesore do të bie mbi kryeministrin. Tash e kemi kuptuar se procesi integrimit bie mbi çdo ministri dhe jo vetëm në atë të MIE. Janë 3 modalitete që unë dua ti përmend sa j përket kësaj çështje”, tha ai.

“Është modaliteti i parë siç e ka Serbia dhe deri më tani e kishte edhe Kosova, pra të ketë Ministrinë e Integrimeve Evropiane. Modaliteti i dytë është ai i Shqipërisë dhe Malit të Zi që ministria e integrimeve është bashkuar më atë të Punëve te Jashtme dhe e treta është siç e ka Bullgaria të veprojë në bazë të kryeministrit të vendit. Pra këto janë 3 modalitete që do duhej të merren parasysh”, tha ai.

Artan Çollaku përfaqësues i Ministrisë së Integrimit, tha se kjo ministri është krijuar me idenë që të luajë rolin kryesor në zbatimin e MSA-së.

“Kur është krijuar ministria e integrimit në 2010, ideja ka qenë që me krijua një ministri që ta luajë rëndësinë më të madhe politike në procesin e integrimit që pas disa vite ka ardh me procesin e MSA”, tha ai.

Të ngjashme