Shkullaku: LDK-ja duhet të ri shpiket, Nisma mori një komunë e ata asnjë

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Armand Shkullaku ka thënë që te krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armand Shkullaku, po e vëren një lloj marrje-mosmarrje përgjegjësie pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

“Marrin disa merita, por nuk marrin përgjegjësi konkrete”, ka thënë Shkullaku në Rubikon të Klan Kosovës.

“Problemi i LDK-së nuk është thjesht një kokë, është dhe struktura. Imagjinojeni një parti si Nisma nuk e kalon pragun por arrin të marrë një komunë, e një parti si LDK-ja nuk ka marrë asnjë komunë”.

Shkullaku tha se pret një qëndrim më reflektiv nga ana e kësaj partie, duke shtuar se ata kanë nevojë që të rishpiken.

“Këtu ka një problem strukturor të LDK-së. LDK-ja duhet të rishpiket, të rilindë, të ketë një fillim të ri, të ketë një fabulë të re, dhe nuk e shoh dot te këta njerëz që kanë dalë deri tani”.

“Besoj se ka një brez të ri në LDK që mund ta marrin përsipër ringritjen e LDK-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme