Shkumbin Demalijaj lirohet nga arresti shtëpiak

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Shkumbin Demalijaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Kjo është konfirmuar nga avokati i deputetit Demalijaj, Arianit Koci.

“Po është liruar dhe nuk ka asnjë masë ndaj tij tashmë”, ka thënë Koci.

Demalijaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.

Më pas i ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak. Me datë 4 tetor i ishte ndryshuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Edhe deputeti tjetër i NISMA-së, Milaim Zeka dje ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

Të dy ishin arrestuar për kërcënime publike në media ndaj prokurorëve.

Kujtojmë, se dje Gjykata Themelore në Prishtinë e ka lënë të lirë deputetin e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka për shkak se Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.

Zeka u arrestua pasi kishte kërcënuar prokurorin Afrim Shefkiu, duke i thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme