Shoqata e Hotelierëve: Besnik Tahiri na premtoi që dasmat nisin me 1 korrik

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti nuk është në dijeni se zëvendësi i tij, Besnik Tahiri i ka lejuar dasmat.

Anëtarët nga Shoqata Hoteliere Kosovës ‘Pro in”, kanë thënë se zëvendëskryeministri Besnik Tahiri iu ka premtuar atyre se hapja do të realizohet nga 1 korriku, raporton arbreshi.info.

“Me 26 qershor ministria Tregtisë dhe Industrisë do të dal me manualin se si do të mbahen dasmat në Kosovë dhe sipas ati udhëzimi do të realizohen dasmat kështu duke mbajtur distancë dhe masat e tjera mbrojtëse”, kanë deklaruar nga kjo Shoqatë.

Të pyetur se si e shohin reagimin e kryeministrit Avdullah Hoti i cili ka thënë se nuk ka datë për mbajtjen e dasmave ata thënë se janë marr vesh me Besnik Tahirin

“Ne jemi marr vesh me zëvendëskryeministrin Besnik Tahirin, dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë është që dasmat do të mbahen e sa për reagimin e Hotit e kam parë por që po presim edhe dy ditë edhe e shini udhëzimin që e kemi dorëzuar në MTI”, kanë thënë nga kjo Shoqatë.

Të ngjashme