Shoqata e Pacientëve përgëzon Uran Ismaili për ligjin që rregullon çmimet e barnave

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovës (PRAK) Besim Kodra, ka përgëzuar deputetin Uran Ismaili për iniciativën që ta dërgojë deri në fund ligjin për rregullimin e çmimit të barnave.

“Bravo Uran. Kjo është përtej një opozite të Ballkanit.”, ka shkruar Kodra.

Uran Ismaili sot i dorëzoi Ministrit Vitia projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave.

Kjo iniciativë, që Uran Ismaili e kishte filluar gjatë mandatit të tij si Ministër, ka për qëllim ndaljen e abuzimit dhe korrupsionit në shëndetësi.

Ismaili tha se ofron bashkëpunimin e tij si deputet, por pret vendosmëri nga Qeveria për të zbatuar ligjin dhe për të mos e lejuar vazhdimin e blerjes së barnave me çmime abuzive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme