Shoqëria civile e sheh shqetësuese nëse marrëveshja Kosovë-Serbi përfundon në Këshill të Sigurimit

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Mundësia që situata mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit është duke u parë shqetësuese në vend.

Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike thotë se nuk duhet të ndryshohet mënyra e deritanishme e bisedimeve. Sipas tij, në Këshillin e Sigurimit do të mund të diskutohej vetëm shfuqizimi i Rezolutës 1244.

Në anën tjetër, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike thonë se përfshirja e Rusisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të lejohet.

Diskutimet lidhur me përfshirjen e Këshillit të Sigurimit në procesin e dialogut, i sheh të papërgjegjshme edhe ish-deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami.

Për këtë çështje KOHA ka pyetur edhe në Zyrën e emisarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Në pyetjet për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedimet mes dy shteteve dhe definimit të zgjidhjes në Këshillin e Sigurimit, zëdhënësi Richard Grenell ka thënë se “të gjithë janë të mirëseardhur të kontribuojnë me ide që do të ndihmojnë në arritjen e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Serbi dhe Kosovë”.

Lidhur me këtë çështje, është pyetur edhe Bashkimin Evropian, por nuk ka marrë përgjigje.

Të ngjashme