Shoqëria civile kërkon sqarim nga PDK-ja pse u penguan gjatë marshit

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 15:56 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 100 organizata të shoqërisë civile i janë bashkuar “Marshit të Refuzimit”, për të kundërshtuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, raporton Ekonomia Online.

Marshi nisi nga sheshi “Skënderbeu”, dhe vazhdoi me ndalje në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare. Por përfaqësuesit e shoqërisë civile u penguan në mënyrë të dhunshme nga sigurimi i objektit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ismet Kryeziu, nga KDI-ja, tha se shoqëria civile, dënon dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të organizatave jo qeveritare dhe i bëri thirrje PDK-së të dalë me qëndrim.

“Marshi ynë u pengua në mënyrë të dhunshme nga pjestarë të sigurimit të PDK-së të cilët shqyen mesazhet.. Ata në mënyrë të dhunshme na nxorën jashtë, na penguan shprehjen lirshëm kudër Projektligjit për Financimin e Partive Politike”.

“Prandaj ne si koalicion i 100 organizatave të shoqërisë civile i bëjmë thirrje PDK-së si subjekt ma i madh në koalicioni qeveritar të marr barrën e përgjegjësisë për të respektuar të drejtën qytetare për protesta. Partia Demokratike e Kosovës të dal me një qëndrim se a ishte një incident i rastit, nga pjesëtar të sigurimit apo incident politik”.

“Ne si OJQ jeni tu vazhdu do të përcjellim të gjitha anët ligjore dhe mundësit qytetare për ta pengu këtë projekt ligj, ne edhe përmes kësaj konference i kërkojmë qeverisë ta tërheqin këtë projektligj”, tha Kryeziu.

Artan Demhasaj, nga Çohu, tha se marshi kishte për qëllim kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike, i cili është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

“Qëllimi i marshit ka qenë me i vizituar të gjitha partitë pjesëmarrëse të Kuvendit dhe me kundërshtuar këtë projektligj. Mesazhi ka qenë me kundërshtuar këtë projektligj sepse është në kundërshtim me rekomandimet e komisionit të Venedikut dhe me rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian për financim të partive politike”.

“Këto mesazhe janë vendos me qëllim me i sensibilizuar që mos me vetuar këtë projektligj, poashtu është në kundërshtim me shumë reforma ndërkombëtare”, tha Demhasaj.

Ata konstatpjnë se amendamentet e miratuara në lexim të dytë nga Komisioni për Buxhet e Financa e dëmtojnë projektligjin sepse:

• Cenojnë pavarësinë e Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike duke ia hequr kësaj zyre mandatin për mbikëqyrjen e financave të partive politike, përfshirë shqiptimin e gjobave. Bartja e këtyre funksioneve në një trup politik si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bie ndesh edhe me rekomandimet e Komisionit të Venedikut për forcimin e rolit të Zyrës.

• Nuk adresojnë prioritetet e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) për të siguruar transparencë, llogaridhënie, zbatim dhe sanksione efikase në financimin e partive politike. Programi Kombëtar për zbatimin e MSA-së 2019 – 2023 e thotë qartë se KQZ-ja nuk duhet të jetë autoritet i kontrollit të financave të partive politike.

• Dëmtojnë frymën kushtetuese të ligjit, për shkak të dispozitave kontradiktore që rregullojnë marrëdhënien midis subjektit politik dhe deputetit për çështjen e Fondit.

• Cenojnë transparencën e subjekteve politike ndaj publikut pasi që mundësojnë mospublikimin e emrave të pronarëve të personave juridik (kompanive) që japin kontribut për subjektet politike. Për më tepër, tavanet e kontributeve “në para të gatshme” për subjektet politike janë dhjetëfishuar (nga 50 në 500 euro), ndërsa kontributet e personave fizikë dhe juridikë në kohë fushate janë dyfishuar.

• Zvogëlojnë llogaridhënien e subjekteve politike ndaj publikut pasi që lejon zgjatje të afateve për publikim të raporteve financiare të fushatës. Po ashtu gjobat për shkeljet e dispozitave ligjore nga subjektet politike janë zvogëluar deri në 75%.

Të ngjashme