Shoqëria civile thotë se MD-ja ka dështuar ta bindë BE-në për Vettingun – Haxhiu: Besimi në drejtësi është jetik

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 18:35 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar sallonin e së martës me temën “Procesi i Vettingut: Qëndrimi i Komisionit Evropian kundrejt Qeverisë së Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke folur për reformat në drejtësi, tha se kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë është jetik.

“Debatet e tilla me akterë të ndryshëm për reforma në drejtësi janë me interes për Qeverinë. Ne e kemi nisur reformën në qeveri dhe kemi vullnet të hekurt për ta shtyre përpara pavarësisht sfidave apo pengesave që mund të na dalin të ardhmen. Krahas kësaj sa i përket Vettingut, koncept dokumenti është miratuar në Qeveri, për faktin se konsiderojmë se është i qëndrueshëm, javën e kaluar i kam ftuar partitë politike, dhe të takoj secilin grup parlamentar, që ta kemi një konsensus rreth këtyre amendamenteve”.

Ndërsa komentet e raportit të KE-së për Kosovën, Haxhiu tha se ato janë dhënë në muajin qershor, derisa Haxhiu pohon se reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe këmbëngulësi, që siç thotë ajo asnjëra nuk i mungon ministrisë dhe qeverisë.

“Jemi duke bërë ndryshimet në pakon ligjore për sistemin prokurorial, ndërsa komentet që janë dhënë në raport në pjesën për sundimin e ligjit janë dhënë në muajin qershor. Pra të fundit që janë dërguar janë dërguar në muajin qershor dhe atëherë as ne vet se kemi pasur të qartë se a do të shkon vettingu me ndryshime ligjore, apo me një ligj të veçantë dhe kemi shprehur shqetësimin se informacionet nuk kanë qenë të plota reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe këmbëngulësi dhe asnjëra nuk i mungon, ministrisë dhe qeverisë”.

Ministrja, Haxhiu tha se qytetarët e duan procesin e vettingut në drejtësi,

“….duke qenë zotim zgjedhor, pra bekimin e kemi marr nga votuesit”, tha Haxhiu.

“Mekanizmi që do të krijohet për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk do të jetë politik. Është e rëndësishme që në raport me BE-në për të pasur mbështetje të fuqishme, sikurse nga britanikët këtu luajnë rol partitë politike dhe shoqëria civile. Nëse ne besojmë se Vettingu s’ka alternativë secili prej nesh është i mirëseardhur në këtë proces”.

Ndërsa, Besnik Tahir tha se ka pranuar ftesën e ministres Haxhiu, derisa shtoi se mbështesin vettingun, por jo vettingun politik.

Ai iu është drejtuar Haxhiut, se duhet t’i jepet kohë KPK-së dhe KGJK-së.

“Në rajon nuk jemi më të këqijtë, por jemi aty diku, s’po thamë as më të mirët. Dokumenti është serioz dhe e kam pranuar ftesën prej ministres Haxhiu që të kemi takim dhe të flasim, mirëpo në anën tjetër shohim në dispozicion skeptik të raportit të BE-së. A jeni tu dashtë që vettingu me ndodhë se deri tash ende nuk më ka ardhur ndonjë seriozitet, ne i themi po vettingut, por jo vettingut politikë. Jepni kohë KPK-së e KGJK-së”.

E, ministria e Drejtësisë ka dështuar me bind BE-në dhe Ambasadën Amerikane se vettingut është zgjidhja e vetme, tha Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

“Pushteti është i koncentruar te këta njerëz dhe politika nuk ka mundësi me intervenua ndryshe te KPK, veç përmes ligjeve, MD-ja ka dështuar me bind BE dhe Ambasadën Amerikane që kjo është zgjidhja. Nëse VV-ja e ka në planprogram, LDK e ka pasur, PDK e ka pasur dhe këto parti duhet me pas një dialog konstruktiv”.

Të ngjashme