Shoshi takohet me konsullen amerikane në Strasburg

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi është takuar me Darragh Paradiso, Konsulle e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg.

Musliu Shoshi tha se me bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me shtetet mike, Kosova mund të arrijë objektivat e saj në politikën e jashtme.

“Nder i veçantë sot të takojë znj. Darragh Paradiso, Konsulle e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Strasburg.

Vetëm me bashkëpunim të ngushtë e të sinqertë me shtetet mike, Kosova mund të arrijë objektivat e saj në politikën e jashtme!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme