Shpallen rezultatet përfundimtare, VV-ja siguron 32 deputetë, Nisma mbetet jashtë Kuvendit

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 10:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor, raporton Ekonomia Online.

Sipas rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 32 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 29 deputetë; Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 25 deputetë; koalicioni AAK-PSD 14 deputetë dhe Lista Serbe 10 deputetë.

Nisma Socialdemokrate ka arritur që të marrë 42 mijë e 72 vota, ose 4.98% që i ka pamundësuar që të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, pasi që ka lexuar me rend rezultatet për partitë dhe kandidatët ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje, po edhe institucionet ndërkombëtare për monitorimin e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti këto që  janë duke zhvilluar takime për formim të qeverisë së re.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/472209266725796
Lexo më shumë:

Të ngjashme