Shpallën të pafajshëm Lushtaku e të tjerët në rastin “KEK-u”

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe personat e tjerë të akuzuar në rastin “KEK-u” janë shpallur të pafajshëm sot nga Gjykata Themelore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci, raporton Koha Ditore.

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim. Ndërkaq ish-drejtori i prokurimit, Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme