Shpallet konkursi për pozitën e drejtorit të përgithshëm të RTK-së

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka shpallur sot konkursin për të parin e mediumit publik.

Në bazë të Nenit 32, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës, në bazë të Nenit 19, paragrafi 1, të Statutit të Radiotelevizionit të Kosovës, në bazë të Rregullores për Procedurat e Përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të Lartë të RTK-së dhe në bazë të vendimit të Bordit të RTK-së të datës 17.05.2022, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës  ka shpallur konkursin  për  Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës.

Për kushtet dhe kriteret që duhet të  plotësojnë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për këtë pozitë, detajet  gjenden në linkun më poshtë:

https://www.rtklive.com/sq/docs/2022-05-23/268.pdf

Të ngjashme