Shpartallimi i Vitit, PSD-ja me Shpend Ahmetin

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Apokaliptik ka qenë ky vit politik për Shpend Ahmetin dhe PSD-në e tij. I pari i Prishtinës, që veç i tillë nuk ishte në pjesën më të madhe të këtij viti, e nisi 2019-n si shef delegacioni në bisedimet me Serbinë.

Shkoi disa herë atje me plot burra të tjerë, me e pa paralajmërim, për të takuar vec njëherë Mogherinin e persona teknikë të BE-së. Siç edhe e dinin shumica, ekipi dhe ligji për dialog u shpallën jokushtetetues duke e lënë Ahmetin në një pozicion të padëshirueshëm.

Kundërshtarët politikë thanë se puna e tij ishte t’ia bënte argatin Hashim Thaçit, e ky insistonte që nuk do ta lejonte Thaçin ta ndajë Kosovën. Kur haradinaj tha dorëheqje dhe vendi u bë gati për zgjedhje të reja, Ahmeti e PSD-ja e formalizuan koalicionin e heshtur me AAK-në e Haradinanjt, qeverinë e të cilit e kishin mbajtur në kmëbë me 12 mandadet e fituara në emër të Vetëvendosjes. E quajtën Koalicioni i Dijes dhe Guximit, me nënkuptimin që këta të PSD-së ishin të mençur e ata të AAK-së kishin muskuj.

Ahmeti sërish harroi krejtësisht Prishtinën dhe doli në terren me Haradinajn, në përpjekje për të fituar sa më shumë vota. Nëpër studio televizive, Dardan Molliqaj e bëri eksperetin duke i dhënë shance të mira koalicionit për fitore, e duke ia hequr ato mundësinë ish-partisë. Frashër Krasniqi bëri në sërë videosh, e u bë kampion i punëtorëve të ndërtimtarisë.

Kur u thonin se nuk do ta shihnin më Kuvendin me sy, Krasniqi u tha kosovarëve ta shihni aty në seancën e parë pas 6 tetorit. Por, kjo datë i la pa frymë të gjithë ata që synuan ta ringjallin partinë e Kaqusha Jasharit. ZERO ishte numri i ulëseve që PSD-ja i fitoi në Kuvend. Një tabelë që e tregon Ahmetin dhe të tjerët të kenë rënë nga mbi 70 mijë vota në 5 mijë, ose nga rreth 50 mijë në 3 mijë, e pasqyronte më së miri rënien turpëruese të njerëzve të PSD-së.

Ahmeti bashkë me tezakun Visar Ymeri e mikun Dardan Sejdiu u larguna nga pozicionet udhëheqëse të partisë, dhe Ahmeti papritmas e zbuloi Prishtinën duke postuar fotografi nga secila rrugicë që u rregullua.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme