Shpend Ahmeti: Duhet të ketë burra feministë që luftojnë për zhvillim të shtetit me 50 për qind gra

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së dhe kandidati për deputet nga koalicioni me AAK-në, Shpend Ahmeti, e nisi fjalimin para gjilanasve duke thënë se është e pamundshme të përsëritësh nga tubimet e njëpasnjëshme të fushatës”.

Por ai këtë në këtë tubim vëmendjen e përqendroi në barazinë gjinore, njofton Klan Kosova.

“Ne u bëmë bashkë për një arsye, jo për pushtet sepse ishim edhe qeveri edhe opozitë, por për interesin e Kosovës sepse kur rrezikohet ajo duhet bërë bashkë”.

“Janë të rralla rastet në histori sikurse ishte ai me Haradinaj kur për një vit me vendimet për ushtrinë apo taksën, u ballafaqua me një presion për ndarje të Kosovës dhe kjo s’ka të bëj me shkëmbim por ndarje të Kosovës”.

“Kur erdhi momenti që të vendosë a ta ruajë Kosovën apo pozitën e vet, anëtari i familjes Haradinaj e zgjodhi shtetin para interesit personal”.

Ahmeti tregoi edhe arsyen pse e zgjodhën partinë e Ramush Haradinajt për të bërë koalicion.

“Kjo është arsyja kryesore që ne kemi vendosur që të përkrahim edhe atëherë kur ishim në opozitë edhe tash për të hyrë në koalicion”.

“E kemi parë se si veprojnë në kohë presioni edhe LDK-ja, PDK-ja dhe VV-ja dhe ne kemi zgjedhur që koalicionin ta bëjmë me AAK-në pikërisht për rezistimin ndaj presioneve të tilla sikurse vjen puna te ndarja e Kosovës”.

“Mesazhi që sonte duam të dërgojmë është për barazi gjinore si domosdoshmëri e zhvillimit shtetëror. Një shoqëri që funksionon me burra dhe djem është si një trup që funksionon me 50 për qind të tij. Neve na duhet angazhimi i grave dhe vajza që të funksionojmë si 100 për qind shtet”.

“Vendimi më i rëndësishëm që ka bërë Universiteti i Prishtinës ka qenë pranimi i vajzave dhe grave në numër më të madhe sepse kështu bëhet zhvillimi”.

“Pajtimi më i madh i gjaqeve nga Anton Çeta ka ndodhur kur i ka marrë gratë dhe vajzat në oda”.
“Ne duhet të angazhohemi që gratë dhe vajzat të jenë aktive. Duhet të kemi burra feministë, djem që të luftojmë për të drejtat e grave sepse kështu na vjen zhvillimi ekonomik”.

“Jemi dakorduar me Haradinajn që së paku 1/3 e ministrive të udhëhiqet nga gratë. Hapi fillestar që duhet ta bëjmë’.
“Ju bëj thirrje të mos e harroni numrin 119 sepse është numri kryesor për ta mbajtur Kosovën shtet dhe për ta ruajtur atë shtet, por edhe i barazisë gjinore”.

“Duke iu kërkuar falje burrave sonte ju ftoj që t’i votoni gratë dhe vajzat në listën tonë sepse kjo do ta bëjë edhe koalicionin tonë më të fuqishëm por edhe shtetin nesër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme