Shpend Ahmeti e fshin historinë e tij me Albin Kurtin, i heq të gjitha fotot me të nga rrjetet sociale

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 10:43 | Nga

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është goditja e fundit që do t’i jepet kësaj partie dhe që do të shënojë edhe themelet e partisë së re, tashmë me 10 deputetë e dy kryetarë të komunave, shkruan Gazeta Express.

Shpend Ahmeti po del të jetë në krahun e kundërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Një gjë e  tillë u përflit qysh moti, mirëpo, u konfirmua kur ky i fundit i hoqi të gjitha fotot që kishte me Kurtin nga rrjetet sociale.

Ahmeti që në zgjedhjet e qershorit kishte bërë tifo edhe përmes rrjeteve sociale për Kurtin si kryeministër, po del që është rënditur kundër tij.

Edhe pse ai ka qenë i rezervuar gjatë gjithë kohës kur në partinë e tij ka pasur ofendime, dorëheqje e zëra se VV po shkatërrohet përflitej se kjo heshtje e tij po ndodhte për të mos shkaktuar tollovi në kuvendin komunal, pasi që disa nga asambleistët renditeshin në krahun e Kurtit.

Në profilet zyrtare të Ahmetit në rrjetet sociale figurojnë foto me gati të gjitha figurat tjera të VV’së të renditura në krahun e Dardan Molliqaj e Visar Ymerit, por jo ata që nuk kanë dhënë dorëheqje nga partia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme