Shpend Ahmeti e lëshon mbledhjen e Vetëvendosjes

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 14:19 | Nga Marigona Brahimi

Shpend Ahmeti e ka lëshuar para kohe mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes, të thirrur pas zhvillimeve të fundit, përfshirë dorëheqjet e kryetarit Visar Ymeri dhe nënkryetarit Dardan Sejdiu.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, konsiderohet si “i afërt” me Visar Ymerin e Dardan Sejdiun, dhe bashkë me Dardan Molliqajn do ta përbënin bërthamën e grupacionit të ri që ka gjasa të ndahet nga Vetëvendosje.

Pasi e ka lëshuar mbledhjen, Ahmeti nuk ka komentuar dorëheqjet e dy figurave të rëndësishme në VV.

Ai ka thënë shkurt për gazetarët se i duhet të marrë pjesë në mbledhje tjetër në Komunë, raporton Ekonomia Online.

“Po diskutohet për dorëheqjet e fundit në parti”, tha ai, rreth temave në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme