Shpend Ahmeti fton të respektohet vendimi i Qeverisë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 00:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, fton qytetarët që të rrinë më shtëpi sa më shumë që mundeni e posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të qeverisë.

“Ju që e keni të domosdoshëm paraqitjen në vend të punës, shkoni para orës 10:00 dhe kthehuni në shtëpi pas orës 16 deri në 20. Nuk keni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

E këtë nuk ua patëm borxh, ama bash hic!

Qytetarë të Prishtinës, vazhdojmë të merremi me sëmundjen.

Nesër #rriNshpi sa më shumë që mundeni e posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të qeverisë.

Ju që e keni të domosdoshëm paraqitjen në vend të punës, shkoni para orës 10:00 dhe kthehuni në shtëpi pas orës 16 deri në 20.

Nuk keni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë. Më dëgjoni, ruani vetën dhe familjet. Duhet ta ngadalësojmë virusin.

Derisa të shtyhen në Gjykatë Kushtetuese mendoni vec për komunitetin se prapë te kjo betejë do kthehemi. Sonte fleni të qetë!

Të ngjashme