Shpend Ahmeti humbi vota në Prishtinë

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 12:21 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka grumbulluar më pak vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit se sa kur ishte në garë për kryetar të Prishtinës në vitin 2013.

Nëse në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës në vitin 2013, Shpend Ahmeti mori një herë më shumë vota se sa partia e tij, në zgjedhjet e 11 qershorit, Vetëvendosje mori një herë më shumë se Shpend Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Sipas mediave kryetari Ahmeti në zgjedhjet e 11 qershorit në Prishtinë mori 17575 vota, ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, nga numrimi i 99.88 për qind të votave, Vetëvendosje në Prishtinë mori 36.228 vota.

Po sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti në raundin e parë kishte marr 27.415 vota, ndërsa Vetëvendosje në garën për Asmable Komunale pati marr 16,014 vota.

Meqë, nuk ishin votat e mjaftueshme për tu bërë kryetar, në balotazh Ahmeti arriti të grumbullojë 37.001 vota.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme