Shpend Ahmeti i quan qesharake akuzat e ish-drejtorit të tij

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mohuar se ka aksione në Albi Malli derisa ka thënë se lejen ndërtimore ia ka dhënë Liburn Aliu, i cili ishte dikur drejtor i Urbanizmit në Prishtinë.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, e ka pyetur sot Ahmetin nëse është aksionar në njërën prej qendrave më të mëdha në periferi të Prishtinës.

Ahmeti në një përgjigje për KTV-në, tha se nuk mund të komentoj akuza qesharake të Liburn Aliut, i cili edhe vetë ka dhënë leje për Albi Mall.

“Pak ditë më parë kompania më e madhe botërore Indietex ka ardh në Prishtinë. Në qoftë se unë ju gëzohem këtyre lajmeve atëherë qenkam aksionar? Si duket inatet personale mbizotërojnë arsyen”, ka thënë Ahmeti.

Lëvizja Vetëvendosje sot në një konferencë për media, me deputetin Liburn Aliu dhe anëtarin e kryesisë Arbër Vokrri akuzoi Ahmetin për ndërtimet pa leje në kryeqytet.

Të ngjashme