Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka fituar edhe një mandat në krye të kryeqytetit.
Fitorja e tij është konfirmuar vetëm pasi janë numëruar votat me kusht, postë dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) të dielën ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta për Komunën e Prishtinës.
Kandidati i LVV-së, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar aktual i komunës, ka mori 861 prej votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta, ndërsa kandidati i LDK-së, Arban Abrashi – 733.
Edhe me rezultatet e ojesshme të shpallura nga KQZ-ja, Ahmeti ka pasur 237 vota më shumë.
Vetëvendosje prinë me 861 vota ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 733 vota.
Diferenca është 128 vota më shumë për Vetëvendosjen nga votat me kusht ndërsa në total 365 vota më shumë.
Nga numërimi i votave me kusht 18 ishin të pavlefshme, 3 të zbrazëta.