Shpend Ahmeti merret me zgjedhjet në Amerikë: Biden do të jetë president

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është marrë pak me zgjedhjet presidenciale duke prognozuar se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i ShBA’së.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se përkundër që po duket se presidenti aktual Trump po fiton, kandidati demokrat Joe Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i ShBA’së, raporton Gazeta Express.

“Bazuar në trendet, perkunder dukjes se Trump po fiton, gati se është e qartë që Biden do të jetë presidenti i ardhshëm i ShBA. And it makes me happy”, ka shkruar Ahmeti.

Deri më tani, Joe Biden është duke prirë më vota elektorale kundër Trump, por në lojë janë disa nga shtetet kyçe që mund ta përcaktojnë fituesin e në të cilat ende nuk janë numëruar të gjitha votat.

Megjithatë gara mes Biden dhe Trump pritet të jetë shumë e ngushtë deri në numërimin e votës së fundit në shtetet si Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania të cilat pritet ta përcaktojnë fituesin.

Të ngjashme