Ahmeti: Në politikë, për të kundërshtuar Thaçin

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 11:31 | Nga

Një ditë pas kritikave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi se qeverisja në komunën e Prishtinës ka nevojë për përmirësime, ka reaguar i pari i komunës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ka thënë se presidenti Thaçi është ai që më së paku ka të drejtë të kritikojë duke pasur parasysh që subjekti i tij politik është ai që ka më së shumti aktakuza të kryetarëve.

Ndërsa ka thënë se Hashim Thaçi dhe njerëzit si ai e kanë motivuar që të merret me politik.

Lexoni reagimin e plotë të Ahmetit:

Në takimet e rregullta me qytetarë u takova me nanën Sabile, një grua 78 vjeçare që mezi kishte ecur deri te zyra. Duke pritur të ma prezantoj hallin që ka ajo, më tha që kishte dëgjuar nga vajzat e saj që kam patur një kontroll mjekësore te një mjek ku edhe ajo ishte kontrolluar dhe ishte brengosur shumë për shëndetin tim. Prandaj kishte kërkuar nga vajzat që me çdo kusht të vijë e të më shoh sepse e kishte shumë me rëndësi që unë të mos sëmurem sepse me duhet të punoj për qytetin, për të luftuar padrejtësitë, dhe për të ndihmuar hallexhinjtë

Në mbrëmje, Hashim Thaçi paska deklaruar se do ta vizitojë komunën e Prishtinës kur të përmirësohet qeverisja në komunë. E thotë ish kryetari i subjektit me më së shumti aktakuza të kryetarëve nga radhët e saj. E mos të flasim për gjërat tjera dhe qeverisjen në Kosovë.

Janë dy arsye pse unë rri në politikë, për të punuar kundër padrejtësive dhe për njerëzit si nëna Sabile, dhe për të kundërshtuar njerëzit si Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme