Shpend Ahmeti nuk do të jetë zëvendës i Fatmir Limajt në ekipin negociator

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Pas lajmit se Shpend Ahmeti do të bëhej pjesë e grupit negociator në dialogun me Serbinë, ka reaguar PSD-ja.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka mohuar se Ahmeti do të jetë zëvendës i Fatmir Limajt, të cilin Qeveria e ka propozuar kryenegociator të një ekipi gjithëpërfshirës.

Tutje, ajo ka njoftuar se Partia Socialdemokrate nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik parlamentar, lidhur me çështjen e dialogut.

Shkrimi i plotë:

Lajmi i sotëm që po qarkullon nëpër media të caktuara, se “kryetari i Partisë Socialdemokrahhte, Shpend Ahmeti do të bëhet pjesë e ekipit negociator të Kosovës si zëvëndës i Fatmir Limajt”, nuk është i saktë.

Tutje, ajo ka njoftuar se Partia Socialdemokrate nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik parlamentar, lidhur me çështjen e dialogut.

Dialogu me Serbinë nuk mund të jetë vullnet i një njeriut. Përfshirja e Kuvendit të Republikës dhe e partive politike është e domosdoshme që Kosova të ketë përfaqësim dinjitoz dhe të mirëpërgatitur, në dialogun me Serbinë.

Koalicioni qeverisës duhet ta krijojë hapësirën e duhur përfaqësuese e vendimmarrëse për opozitën dhe shoqërinë civile. Secili subjekt politik duhet të sillet me përgjegjësinë që kërkohet në këtë proces të rëndësishëm. Dhe ta merr përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme