Shpend Ahmeti premton se do ta themelojë Drejtorinë e Parqeve

Prishtinë | 30 Sht 2017 | 15:26 | Nga

Kryetari aktual dhe kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Shpend Ahmeti ka thënë se brenda një vitit në kryeqytet do të investohen një milion euro në parqe dhe hapësira publike në mandatin e ri.

Ai nga parku te salla “1 tetori”, ka premtuar se do ta themelojë edhe Drejtorinë e Parqeve në kuadër të Komunës.

Ahmeti aty ka prezantuar edhe fotografitë e katër parqeve që ka në plan t’i ndërtojë në vitin 2018. Ato janë në lagjen Arbëria, Kodra e Trimave, Mati dhe Kolovica.

Po ashtu ai ka premtuar se do të ndajë edhe 700 mijë euro për parqet tjera në Prishtinë si dhe rregullimin e 15 parqeve të reja në mandatin e ardhshëm.

Kurse Drejtorinë e Parqeve do ta themelojë si shembull të ndjekur nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme